26-11-2024

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbaj mot kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.