Pasuria e deklaruar e Vjosa Osmanit, ndër të tjerash edhe dy parecela toke

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në kuadër të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e pasurisë së Osmanit gjithashtu u bën të ditura dy funksionet e punës, njëri që mban tani dhe tjetrin që e pezullojnë shkurt të vitit 2020.

Si pasuri të paluajtshme në emër të Osmanit u deklaruan një banesë e papërfunduar, në vlerë 40 mijë euro, një garazhë e papërfunduar në vlerë 2 mijë e 500 euro.

Gjithashtu u deklarua edhe një parcelë tokë, në vlerë 38 mijë euro dhe një parcelë të përbashkët në vlerë 100 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Përpos këtyre, Osmani deklaroi edhe disa pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortit.

Nga Kuvendi i Kosovës, Osmani deklaroi të hyrat vjetore kësisoj: Paga dhe mëditje vjetore: 16.811 euro, mëditje dhe udhëtime 2 mijë e 90 euro.

Kurse nga Universiteti i Prishtinës, punë tashmë e pezulluar u deklaruan të hyra vjetore 2 mijë e 763 euro./Indeksonline/