Parashikimi i motit për sot
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe në mëngjes, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Gjatë ditës mund të ketë vetëm ndonjë reshje të izoluar.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h.