Parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Nga mesdita pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa të pakta rrufesh, kryesisht përreth zonave malore.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-40 km/h.