Parashikimi i motit për sot ( e hënë )
Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën dërrmuese të vendit, me përjashtim në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, ku vranësirat e ulëta mund të mbesin të pranishme deri në mesditë. Acar në zonat me kthjellime në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 3 – 5 °C, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.