29-04-2024

Parashikimi i motit për sot (e martë)

Për sot (e martë ) parashikohet mot i nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta, ku gjatë orëve të pasditës pritet të ketë reshje lokale përreth zonave malore, kryesisht në perëndim dhe jug, ndërsa vonë në mbrëmje parashihet të ketë zhvillime konvektive të vranësirave në shkallë vendi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara gjatë mbrëmjes pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.