27-07-2024

Parashikimi i motit për sot ( e shtunë )

Për të shtunën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje lokale shiu në shkallë vendi.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, përderisa reshjet e izoluara mund të mbesin kohë pas kohe të pranishme, kryesisht në perëndim të vendit.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 19- 23 °C , njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.