27-07-2024

Sot nis java e 11-të në Superligë, Malisheva luan si mysafire

Sot do të nisë java e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë hapet me ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Malishevës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit, nga ora 13:00.

Malisheva hyn në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi, kurse Fushë Kosova pas një humbjeje.

Malishevasit janë të pestit në tabelë me 12 pikë, kurse skuadra nga Fusha Kosova vazhdon të jetë e fundit me 5 pikë të grumbulluara.

Asnjë koment

Comments are closed.