Parashikimi i motit për të dielën – 23.03.
Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, sidomos orëve të pasditës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, e cila la kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 56 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. /MK