26-07-2026

Parashikimi i motit për të dielën, 26.07.

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë gjatë ditës. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët. Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruar me disa shkarkesa rrufesh.

Gjatë ditës pritet të shtrihen grimcat e pluhurit saharian, me ç’rast qielli do të marrë një pamje lehtësisht të turbullt, ndërsa në zonat me reshje pritet shi i përzier me baltë.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, ndërsa gjatë orëve të pasdites, në momente të caktuara, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-65 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet prej 29 deri në 32°C.

Asnjë koment

Comments are closed.