20-05-2024

Parashikimi i motit për të enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira, duke u pasuar menjëherë nga të reshurat.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 – 14 °C./ MK

Asnjë koment

Comments are closed.