Parashikimi i motit për të enjten – 12.12.
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes pritet të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-29 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C. /MK