Parashikimi i motit për të enjten – 13.03.
Për të enjten parashikohet të kemi depërtimin e një sistemi frontal që nga orët e para të 24-orëshit dhe në orët e hershme të mëngjesit, duke sjellë reshje shiu në rang vendi, lokalisht në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë.
![]()
Më pas, reshjet do të mbesin të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara. Përndryshe, do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, reshjet do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 79 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.


