24-04-2025

Parashikimi i motit për të enjten, 24.04

Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

 

Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive, ndërsa reshje nuk priten në të gjitha viset duke pas para sysh natyrën lokale të këtyre reshjeve.

Temperaturat në rënie të lehta dhe ajo maksimale parashihet deri në 20 apo 21 gradë Celsius./MB

Asnjë koment

Comments are closed.