Parashikimi i motit për të martën (16.04.)
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të ketë reshje të pakta lokale shiu.
Meqenëse ky sistem me vranësira vie nga Afrika Veriore, do të ngre në ajër koncentrime të larta të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Po ashtu, dukshmëria horizontale dhe vertikale do të jetë disi më e kufizuar dhe më e turbullt si pasojë e fenomenit në fjalë.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C.
Era do fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h, njofton MeteoKosova, percjell Gazeta e Prizrenit.