08-09-2024

Parashikimi i motit për të mërkurën (17.07.)

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës do të ketë shtim i vranësirave, të cilat në ndërkohë dhe orëve të mbrëmjes, pritet të gjenerojnë lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër të vogël.

Kujdes! Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rreziku i dehidrimit dhe goditjës së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.