25-08-2026

Parashikimi i motit për të mërkurën, 26.08.

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë rrebesh të izoluar gjatë mëngjesit, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, specifikisht në zonën jugperëndimore dhe jugore. Po ashtu, vonë pasdite, veçanërisht në jug të vendit, pritet të ketë rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C. /Mk

Asnjë koment

Comments are closed.