Puna e kamionëve mbi 20 tonë, të mërkurën në autoudhë ndalimi në mesditë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave mbi 20 tonë.
Në autoudhë, ndalimi do të vlejë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.


