Parashikimi i motit për të premtën
Për të premtën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku në pjesën e parë të ditës pritet kohë pas kohe të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në skajin perëndimor dhe jugperëndimor.
Gjatë pasditës dhe në mbrëmje reshjet pritet të shtrihen lokalisht edhe në zona të tjera, të cilat në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Vonë në mbrëmje, konkretisht rreth mesnatës, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët bore, kryesisht në veri dhe perëndimit të vendit.
Era fillimisht do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ndërsa vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, me ardhjen e frontit të ftohtë do të zhvendoset nga drejtimi i veriut
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 12 – 17 °C. /MK