Parashikimi i motit për të shtunën – 14.09.
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, ndërsa gjatë ditës reshjet do të mbesin më të izoluara.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 12 °C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 19°C. Vlerat më të ulëta do të jenë drejt veriut apo në gjysmën sipërme (veriore) të Kosovës, ndërsa ato më të larta në gjysmën e poshtme ( jugore) të Kosovës, njofton MeteoKosova, percjell Gazeta e Prizrenit.