20-06-2026

Ja përmes kujt pastrohen paratë në Kosovë pastrohen, sipas GI-TOC

Raporti i fundit i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC) mbi funksionin e sektorëve jofinanciarë në krim ka identifikuar noterët, avokatët dhe kontabilistët si pjesë të zinxhirit për pastrimin e parave edhe në Kosovë.

Megjithatë, përderisa profesioni i noterit në Kosovë është klasifikuar me nivel “të lartë” rreziku për ekspozimin ndaj pastrimit të parave, kontabilistët, avokatët dhe auditorët vlerësohen me rrezik “të ulët” për dallim nga vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor.

Hulumtimi i GI-TOC ka zbuluar se “lehtësuesit profesionistë” në Ballkanin Perëndimor krijojnë lidhje të ngushta ndërmjet vete fillimisht, për t’u shërbyer pastaj grupeve të organizuara kriminale dhe personave të ekspozuar politikisht në pastrimin e parave.

Në kuadër të veprimtarive të paligjshme financiare, avokatët themelojnë dhe menaxhojnë kompani fiktive, kontabilistët mirëmbajnë regjistra të falsifikuar dhe deklarata vjetore, ndërsa noterët legjitimojnë kontratat e pronësisë dhe të kredisë që shërbejnë si instrumente për integrimin e parave të pista në ekonominë formale.

Sipas gjetjeve të GI-TOC, vendosja fillestare e parave të ndyta në sistem bëhet kryesisht përmes bizneseve që operojnë me qarkullim të lartë të parasë së gatshme dhe dërgesave nga diaspora, apo remitancave. Në fazën e dytë, shtresimi mjeteve lehtësohet përmes strukturave të ndryshme korporative, të cilat dizajnohen posaçërisht nga profesionistët me synimin parësor që të fshehin pronarët e vërtetë përfitues të aseteve./ Albanian Post

Asnjë koment

Comments are closed.