09-05-2024

Parkingu shkak për një tentim vrasje në Suharekë 

Parkingu ka qenë shkak për sherrin, që përfundoi me tentim vrasje mbrëmjen e së mërkurës në Suharekë.

Policia rajonale e Prizrenit, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën e “Buzhalëve” në Shirokë të Suharekës.

Sipas raporteve hetimore, dyshohet se tre të dyshuar: dy vëllezër dhe një tjetër, kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një parkingu të automjeteve e më pas janë përleshur.

Pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit por nuk e ka qëlluar.

Të dyshuarit janë marrë në pyetje për rastin.

Ndërkaq, një kalimtar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar një gërvishtje të lehtë në qafë e që mjeku nuk ka mundur ta përcaktojë se me çfarë ishte shkaktuar lëndimi dhe mbetet për t’u sqaruar në hetimet e mëtejme.

Me këtë rast është sekuestruar një pistoletë e llojit “Parabellum”, prodhim korean, me 7 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.

Asnjë koment

Comments are closed.