23-11-2024

Parku i inovacioneve në Prizren, në funksion të projekteve zhvillimore

Prizren, 21 shtator – Autoritetet lokale të Prizrenit kanë shprehur interesimin për shtimin e pranisë së investitorëve gjermanë në këtë komunë.

Sipas tyre Parku për Inovacion dhe Trajnime që do të krijohet në ish-kampin gjerman të KFOR-it, bashkë me Parkun e Biznesit ofrojnë mundësi të mira për investime. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të enjten ka njoftuar se në takim me drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka prezantuar mundësitë e investimeve në Prizren.

“Posaçërisht Parku i Bizneseve dhe Parku për Inovacion dhe Trajnime ofrojnë mundësi shumë të mira për investime në Kosovë. Mundësitë e tjera janë investime në sektorin e turizmit dhe bujqësisë. Ne jemi të interesuar për prodhime që do të mund të eksportojmë në tregun e Evropës. Ndërsa misioni i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare është krijimi i ndërlidhjeve mes bizneseve gjermane dhe atyre vendore dhe me drejtuesit e kësaj organizate janë pajtuar se do të takohen sërish me propozime konkrete”, ka bërë të ditur Haskuka.

Vetëm një ditë më parë, zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se “bashkëpunimi ushtarak me shtetin mik të Gjermanisë po bartet në rrafshin ekonomik

Asnjë koment

Comments are closed.