22-10-2021

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave Kosovës

Parlamenti Evropian sapo ka votuar pro heqjes së vizave për kosovarët.

Kjo gjë u bë e ditur në seancën plenare të Parlamentit, me ç’rast Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon tha se kjo nuk është hapi i fundit për vizat.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë këtë”, tha Fanjon, raporton “Zeri.info”.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës përfundimisht t’i liberalizohen vizat.

Po ashtu është e domosdoshme që heqjen e vizave të Kosovës të japin pajtimin edhe dy institucione kyçe të BE-së që janë Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar./ZERI

Asnjë koment

Comments are closed.