23-11-2024

Pas aksidentit në trafik dy persona rrihen mes vete në Malishevë

Në Malishevë janë arrestuar dy persona, pasi dje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje si pasojë e një aksidenti në trafik.

Policia njofton se rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe sulm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.