16-04-2024

Pas dorëheqjes së Qunit, LDK- në Prizren e ‘disponueshme’ për koalicione – fjalën e fundit e ka Abdixhiku

Pas dorëheqjës së kryetarit të LDK-së në Prizren, Anton Quni, kjo degë ka shprehur interesim për koalicone, shkruan Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një zyrtar i lartë brenda LDK-së në Prizren.

Sipas tij, këtë javë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, do të takohet me nënkryetarët dhe do të vendoset pë koalicionet.

 

“Për koalicone qendra ka thënë mos me hy, por ka disponim në degë për koalicion.  Tash ka mbetë këtë javë Lumir Abdixhiku me i taku edhe njëherë nënkryetarët edhe me vendos. Pra, varet nga Prishtina, si bëhet atje edhe këtu”, ka thënë ai për Blic.

Anton Quni sot ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së, në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar vet Quni përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se ky vendim ka ardhur për mosarritjen e rezultatit në zgjedhjet lokale.

 

“Unë, sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së – Dega në Prizren.Këtë vendim e mora si pergjegjësi morale e imja për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Quni.

Quni tha se autorizimet e tij i bart te nënkryetari i kësaj dege, Hatim Baxhaku.“Nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e mia i kam bartur tek

Nënkryetari Dr. Hatim Baxhaku i cili, ditëve në vijim do t’i bashkëkoordinojë veprimet e aktivitetet me Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku”, ka shtuar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.