19-04-2024

Pas fitores, Presidentja kroate festoi së bashku me lojtarët

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic, ka festuar për kualifikimin e këtij shteti në çerekfinalen e botërorit “Russia 2018”.

“Urime për të gjithë fansat e Kroacisë”, ka shkruar ajo.

Presidentja kroate ka publikuar një video teksa viziton lojtarët në zhveshtore, aty përshëndet trajnerin Zlatko Dalic, si dhe përgëzon lojtarët për fitore.

Kroacia eliminoi Danimarkën duke siguruar kështu vendin si çerekfinalisti i katërt të Botërorit./KosovaPress/

Asnjë koment

Comments are closed.