Dyfish femra më shumë se sa meshkuj të lindur gjatë fundjavës në Prizren

Raporti i lindjeve për tri ditët e shkuara në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren,  reparti obstetrik (salla e lindjes):

Numri i përgjithshëm i lindjeve për të premten, të shtunën dhe të dielën ka qenë 23.

Për dallim nga ditët tjera, kësaj radhe dyfishin e të lindurve e përbëjnë  femrat.

Nga 23 të lindurit vetëm 8 kanë qenë meshkuj, ndërsa 15 femra.

Prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 9 sosh kanë qenë me operacion. /gazetaeprizreni.net/