Pas infektimit me COVID-19 vdiq ish-nënkryetari i Suharekës, Rexhep Kuçi
Rexhep Kuçi, ish-nënkryetari i Komunës së Suharekës, ka vdekur sot, pas infektimit me COVID-19.
Kjo është njoftuar nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Kuçi më herët ishte edhe kryesues i Kuvendit komunal, në kohën e ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.