26-11-2024

Pas kërcënimeve të Putinit, britanikët përgatiten për më të keqen

Kërcënimet e Vladimir Putin për të përshkallëzuar më tej luftën në Ukrainë, kanë sjellë shqetësim në Britani. Ministrja e Jashtme Gillian Keegan deklaroi se fjalimi i Putin është kërcënim serioz dhe se duhet marrë seriozisht.

“Është një kërcënim serioz, por është një kërcënim që është bërë më parë”, tha ajo për BBC.

Më herët, ajo tha se deklarata e tij se do të ketë një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë ruse si një “përshkallëzim shqetësues”.

Ajo shton se komentet e Putinit duhet të merren “seriozisht” dhe gjithashtu të kërkohet qetësi përballë kërcënimit të tij në fjalimin e tij për të përdorur armë bërthamore.

“Gjuha e tij ishte mjaft shqetësuese në fund dhe padyshim që ne do të bënim thirrje për qetësi,” tha ajo për Sky News.

“Është e qartë se është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk  e kemi kontrollin. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.