25-11-2024

Pas konfirmimit të aktakuzës, avokatët e Kadri Veselit dalin me një njoftim

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit, avokatët e tij kanë dalë me një njoftim.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka njoftuar përmes Facebook-ut.

Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.

Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.