Në Prizren ka përfunduar ndeshja e javës së 22-të, në mes të skuadrave që ndodhen në fundin e tabelës, Lirisë e Fushë Kosovës, që u mbyll me barazim 0-0, raporton Gazeta e Prizrenit.
Pas një serie të humbjeve prizrenasit, arritën ta arkëtojnë një pikë të vlefshme për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dy skuadrat janë në fund të tabelës, adaj deri në fund të sezonit do të luftojnë për mbijetesë.
Fushë Kosova renditet në vendin e parafundit me 12 pikë, dy më shumë se Liria që është e fundit në tabelë. / Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
Shuhet ‘ëndrra’ e Llapit, Ballkani mbetet lider i Superligës