23-04-2024

Prizren: Hajni futet në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, ia vjedh çantën me armën zyrtare dhe dokumentet

Cak i vjedhjes të shtunën pasdite ka qenë një shtëpi në Prizren dhe këtë herë viktimë është një zyrtar i një institucioni, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se rasti ka ndodhur në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Rasti është denoncuar nga vet zyrtari, i cili ka raportuar në Polici se një person i është futur në shtëpi në orët e pasdites dhe dyshohet se ia ka vjedhur një çantë.

Sipas informacioneve të para që ka Sinjali, në çantën që e vodhi hajni ishte arma zyrtare, dokumente peronale, ndër të tjera edhe ID-ja e viktimës si zyrtar i AKI-së.

Policia është njoftuar menjëherë dhe si rezultat, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer procedurat e nevojshme.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme. / Gazeta Sinjali

Lexo edhe:

“Krimi në arsimin e Prizreni ka emër”

Asnjë koment

Comments are closed.