17-04-2024

Prizren: Ç’ thonë avokatët e shoferit që e goditi me veturë burrin e Shkurte Fejzës?

 

Shoferi i ka angazhuar dy avokatë, Gent dhe Blend Gjinin, të cilët në një prononcim për Gazetën Express thanë se klentit të tyre i është konfiskuar telefoni, një praktikë joligjore për rastin, sipas tyre.

 

“Me të marrur çështjen penale ne jemi befasuar me një situatë që konsiderojmë se shkel dispozitat procedurale penale, në rastin e trajtimit të kësaj çështjeje, kur të mbrojturit tonë i është konfiskuar telefoni mobil e që në anën tjetër vepra penale bën fjalë per shkaktim te aksidentit në komunikacion. T’i merret telefoni dhe t’i konfiskohet përkohesisht, kjo për neve mbrojtjen është e papranuar dhe është joligjore”, thanë avokatët në një përgjigje me shkrim.

“Në procedurat e mëtejme presim që këtë çështje ta ngrisim ne formë të ankesës për të vleresuar se a është vepruar drejt dhe a ka pasur të drejtë të i merret telefoni celuluar shkaktuesit të aksisdentit dhe të kuptohet se çka ka të bëjë çështja e aksidentit me telefon. Pra, ky është rast i paprecedent dhe kur më parë në çështjet penale që kemi përfaqësuar raste të asksidetenteve në trafik ligji dhe praktika gjyqësore nuk e parasheh një mundësi të tillë”, thuhet tutje në përgjigjen e avokatëve.

 

Avokatët thonë se klienti i tyre nuk kishte “kurrëfarë motivi” për shkaktimin e këtij aksidenti. Gent dhe Blend Gjini thonë se disa analistë aluduan “pa asnjë argument apo fakt” se aksidenti ishte i qëllimshëm.

 

“Pasi kjo çështje është përfolur në media dhe është trajtuar si temë nga me të ndryshmet duke e ndërlidhur rastin e një fjalimi te hoxhës Shefqet Krasniqi për kengëtaren Shkurte Fejza, në shprehim shqetësimet nga disa analistë që kanë ndërlidhur dhe shfrytëzuar ngjarjen e aksidentit si diçka e qëllimshme. Pra, kjo për neve avokatëve është shqetesim në vete dhe kjo aspak nuk qëndron sepse ngjarja si e tillë nga shkakutuesi i aksidentit ka qenë e paqëllimshme dhe pa kurfarë motivi dhe thjeshtë ka qenë një pakujdesi si ngjarje të zakonshme që ndodhin sot në komunkiacion. Andaj ne shprehim shqetësimet për menyrën e trajtimit të kesaj ngjarje nga disa analistë vetëm e vetëm për ta vendosur qendrën e vëmendjes dhe të luajnë rolin e “hetuesit” pa qenë të thirrur dhe pa pasur asnjë argument apo fakt lëshojnë këso deklarata të pamatura”, thuhet në përgjigjen e avokatëve.

Avokatët thonë se “do të shikojmë në procedurat e mëtejme penale për zbardhjen e rastit, për të kuptuar se në çfarë përmasash mund të jetë fajtor i mbrojturi ynë”. Ata thonë se do të mësojnë faktin “se a ka qenë i pakujdessëm këmbësori kur ka dalur në rrugë”, pasi shtojnë se “aty nuk ka pasur vendkalim për këmbësorë apo zebra”.

Gresa Behluli, vajza e Hajrush Behlulit, tha se dje se babai i saj është mirë.

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke uruar që babai i saj të lirohet nga spitali.

 

Asnjë koment

Comments are closed.