Pas përplasjes VV-PDK, Rexhep Selimi shfaqet në Prizren
Asambleisti i PDK-së në Prizren, Bardh Avdaj, është përplasur e kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashin, duke e hedhur një shishe ujë në drejtim të tij.
E për këtë gjest, Avdaj ishte arsyetuar duke thënë se Abrashi nuk ja kishte dhënë fjalën kur e kishte kërkuar, prandaj kishte vepruar kështu.
Por, pas gjithë kësaj situate, Artan Abrashi është parë me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, në Prizren.
Selimi ka qenë ai që e ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se bashkë me Artan Abrashin, po “sillet” rreth Kuvendit Komunal/GazetaExpress