23-03-2025

Pas vëllezërve në zyrat e EULEX-it shkon edhe Lumnije Thaçi, bashkëshortja e Hashim Thaçit – Video

Në zyrat e EULEX-it, ku po qëndron ish-presidenti Hashim Thaçi, tani ka arritur edhe bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.

Ajo është lejuar që me veturë të hyj brenda bazës së EULEX-it.

Pak më herët në këto zyre për të vizituar Thaçin kanë arritur edhe tre vëllezërit e tij, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi.

Pas qëndrimi gjatë ditës se djeshme në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, ish-presidenti Thaçi natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ai sot do të kthehet serish në Hagë.

Asnjë koment

Comments are closed.