19-04-2024

Pas vërshimeve, gjilanasi gjen një peshk të madh në oborr

Pas reshjeve të shumta të shiut, gjatë ditës së djeshme, shumë zona të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin nëpër disa rrugë e në disa pjesë uji ka depërtuar nëpër shtëpi dhe bodrume të banesave.

Një ngjarje interesante i ka ndodhur një qytetari nga Livoqi i Gjilanit i cili ka gjetur një peshk në oborrin e shtëpisë që i është përmbytur nga uji.

Në pamje shihet se qytetari e kthen peshkun prapë në ujë, derisa vërehet se bëhet fjalë për një peshk mjaft të madh.

Asnjë koment

Comments are closed.