Prizrenasi Tarashaj nis stërvitjet me të rinjtë e Zuerichut

Sulmuesi 25-vjeçar, Shani Tarashaj, ka qenë nën kontratë me FC Zuerichun që prej fillimit të vitit, por është duke u stërvitur me grupmoshën U21. Një gjë të tillë po e bën për ta kthyer formën më të mirë fizike, pasi për një kohë të gjatë ka qenë pa përgatitje ekipore.

Në moshën 19-vjeçare, Tarashaj nënshkroi kontratë milionëshe me Evertonin. Ai u huazua te Eintracht Frankfurti, Grasshoppersi dhe FC Emeni.

Në tetor të vitit 2020, Tarashaj dhe Evertoni e shkëputën kontratën.

“Tarashaj ka qenë talent në nivelet më të larta në nivelin e të rinjve, por ka pasur zhvillime të shumta në vitet e fundit. Ai së fundmi e ka kompletuar programin e zhvillimit individual për disa muaj për t’u kthyer në origjinën e nivelit të paraqitjes. Ai do t’i bashkohet ekipit U21 për të përparuar. Shpresojmë që shumë shpejtë të jetë edhe kandidat për ekipin e parë po ashtu”, ka thënë drejtori sportiv i FC Zuerichut, Marinko Jurendiq për Tarashajn.

FC Zuerichu nuk ka dhënë informacione se për sa kohë do të jetë pjesë e skuadrës, por e ka mirëpritur atë dhe i ka uruar suksese./koha.net