23-04-2024

Pas vjedhjes në një lokal, dy të mitur arestohen, njëri në kërkim

Pas një pune hetimore të zhvilluar nga Policia, janë  identifikuar tre të dyshuar, dy prej tyre të moshës së mitur shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhje në një lokal.

Në raportin e policisë, thuhet se dyshohet se ata kanë vjedhur të holla.

Dy të dyshuarit e mitur janë arrestuar ku pas intervistimit në prani të kujdestarit familjar dhe avokatit mbrojtës me vendim të Prokurorit, dërgohen  për 24 orë në qendrën e mbajtjes, derisa i dyshuari i tret është në kërkim Policor./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.