01-05-2024

Pas vrasjes së 18-vjeçarit, deputetët kërkojnë që t’i kushtohet vëmendje shëndetit mendor të adoleshentëve, në shkolla

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të merren me promovimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në shkolla, pas rastit të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, i cili ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar dhe më pas e rrah për vdekje me shufra metalike.
Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, tha se propozon që si Komision të organizojnë një tryezë të përbashkët me ministritë përgjregjëse, ku do të diskutohen për aspektin e shëndetit mendor dhe sa është numri i psikologëve në shkolla.

Ajo tha se ngjarja e fundit duhet ta shqetësojë të gjithë shoqërinë dhe deputetët.

“Shpreh ngushëllime për familjen e Lulzimit që humbi jetën padrejtësisht nga bashkëmoshatarë nga një sulm i paparë. Për neve është shumë brengosëse, sepse ka ndodhur mes të rinjve tanë, gjë që ne nuk do të donim të shohim kurrë diçka të tillë. Unë mendoj që ne si Komision ta propozojmë një tryezë të përbashkët me ministrat e Drejtësisë dhe të Arsimit, bashkërisht ta organizojmë dhe ta diskutojmë duke qenëse ne e mbulojmë pjesën e mirëqenies dhe për punë sociale, aspektin e shëndetit mendor, prezenca e psikologëve, sa është numri i tyre, kjo kërkon një shqetësim të gjithë shoqërisë dhe neve si deputet”, tha ajo.

Deputeti i VV-së, Burim Meta, tha se viti ka filluar me pamje makabre, sipas tij, nga ky rast shihet që të rinjtë kanë probleme të theksuara me shëndetin mendor.

“Po fillojmë ketë vit me pamje makabre që po ndodhin në shtetin tonë nga akte kriminale të cilat po ndodhin në shtetin tonë. Akoma me e dhimbshme që po ndodhin tek adoleshentet tanë. Po të shohësh këto pamje tronditëse vërejmë që kemi probleme të theksuara me shëndetin mendor”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ku rast nuk duhet të heshtet por duhet që të ngrihet zëri më fuqishëm dhe të kërkohet përgjegjësi nga institucionet për raste të tilla.

“Mendoj që nuk është e tepërt vetëm të përsëritet sepse rastet e tillë janë shqetësim.  Mendoj që nuk duhet të heshtet duhet të jetë zëri me i fuqishëm për të gjitha nivelet përgjithësisë si institucionale duke filluar nga edukimi prindror deri te përgjithësia që ka të beje me sundimin e rendit te ligjit”, tha ai

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, tha se ka ardhur koha që duhet të merren hapa konkret sa i përket kësaj çështje, sipas tij, duhet të punohet që këto fenomene të parandalohen duke filluar nga institucionet arsimore.

“Nuk është hera e parë që ka ndodh, vazhdimisht edhe viteve të kaluara dhe e kemi kaluar duke reaguar dikush neper rrjete sociale, dikush duke shkruar ndonjë rresht, por ka ardhur koha që të merrem me hapa konkret në ketë drejtim. Pse jo të nisemi nga ky Komision se detyre e këtij komisioni është edhe të hartoj ligje. Ne duhet të him në thelb të çështjeve të merremi me parandalim e këtyre fenomeve dhe ka mundësi që këto fenomene të parandalohen, duke filluar nga puna më e madhe ne institucione arsimit. Mund të bëjmë ndonjë shtyse ose presion të këtij sektori që shkolla të luan rol më te madh po ashtu edhe ne kuptimin edukimit dhe kontrollit të madh”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.