Pas humbjes së jetës së 32 vjeçarit, i pari i Suharekës thotë se do të mbyllë lojërat e fatit
Pasi humbjes së jetës së 32 vjeçarit, i pari i Suharekës thotë se do të mbyllë lojërat e fatit
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se këtë javë do të niset një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojërat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen.
Duke folur në RTK, ai ka thënë se për këtë janë pajtuar të gjithë në Asamblenë komunale dhe se 10 mijë nënshkrime do të mblidhen shumë shpejt, në mënyrë që ky peticion të dorëzohet në Kuvend.
Sipas tij me mbylljen e këtyre lokaleve në Shqipëri, është rritur numri i tyre në Kosovë, e posaçërisht në Suharekë pasi që është afër kufirit, dhe këto lokale janë bërë burim përleshjesh e vrasjesh, siç ndodhi ditë më parë kur një zyrtar policor vrau në të ri në një kazino.