03-05-2024

Malishevë: Pastrohen rrugët në fshatrat përgjatë maleve të Berishës

Pas reshjeve të dendura të borës, sidomos në viset malore, sot në orët e mbrëmjes, raportohet se janë pastruar të gjitha rrugët kryesore që lidhin këto fshatra me rrugët tjera. Pastrimin e borës nga rrugët, në këto vise, e ka inspektuar në vazhdimësi, edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe është takuar me banorët e këtyre fshatrave.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përfshirë edhe rrugët në fshatrat Tërpezë, Berishës, Fshati i Ri, e deri në Kleçkë”, citohet nënkryetari Berisha, në një kumtesë të Komunës së Malishevës.

Rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës.

Asnjë koment

Comments are closed.