02-05-2024

Suharekë: Vdes një person pas goditjes nga vetura

Një plak 81 vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin në fshatin Shirokë të Suharekës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Aksidenti në ka ndodhur në mbrëmje në Shirokë,  në rrugën që vjen nga fshati Sopijë.

Sipas policisë, rasti ndodhi në orën 17:10, ndërsa viktima ishte lindur në vitin 1938.

Zyrtari për media në policinë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, njoftoi për portalin “Gazeta e Prizrenit”, se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa është arrestuar edhe i dyshuari.

Kjo njëherësh, shënon viktimën e parë për këtë vit në rajonin e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.