24-11-2024

Pasuria e Albin Kurtit/ Bashkëshortja e tij bleu banesë 400 mijë euro në 2018-ten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklarimin e pasurisë përveç pagave mujore që merr buxheti i shtetit dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka shtëpi e as banesë në pronësi të tij.

E gjithë pasuria e paluajtshme është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji.

Ai në deklarimin e pasurisë tregon se jeton në një shtëpi me qera për të cilën paguan 250 euro në muaj.

Para të kursyera i ka vetëm 529.26 euro në bankë.

Ndërkaq pagë nga Lëvizja Vetëvendosje për tre muajt, janar, shkurt dhe mars të këtij viti ka marrë 4,200.00 euro.

Detaje nga deklarimi i pasurisë së Albin Kurtit:

 

Asnjë koment

Comments are closed.