Patrullimi i KFOR-it amerikan në malet e Leposaviqit
Ushtarë amerikanë që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë kanë patrulluar bjeshkëve të Leposaviqit.
Njoftimi është bërë përmes faqes së misionit të NATO-s në Faceboook, ku thuhet se “ushtarët amerikanë të KFOR-it nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E kanë kryer një patrullim të sigurisë pranë Leposaviqit”.


“KFOR është i fokusuar plotësisht në baza ditore për ta përmbushur mandatin, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar ambient për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në faqen e KFOR.
Ky njoftim vjen pas një konference të kryeministri Albin Kurti, ku u tha se në Serbi janë duke u bërë plane të tjera për ta sulmuar Kosovën.\
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/a-ka-pesuar-metamorfoze-shaqir-totaj/