PDK: MMPH-ja ka anuluar pezullimin e lejes për ripartimin e objektit në Prizren
PDK duket se ka zgjidhur çështjen e riparimit të objektit, në cilin ndodhet selia në Prizren, pasi i është aprovuar ankesa, kundër anulimit të vendimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, për pezullimin e lejes për riparim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Ky subjekt, ka treguar se pas pezullimit të lejes për renovimin e objektit, është ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Dega e PDK-së, një ditë më parë me anë të disa fotove njoftoi për dëmtet të cilat i janë shkaktuar, në objektin pa kulm, për shkak të shiut.
Përmes një komunikate për medie, PDK-ja në Prizren ka njoftuar se kjo ishte bërë përmes kryetarit të saj z.Shaqir Totaj.
Më poshtë komunikata e saj:
“Pas shqyrtimit të ankesës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht nga organi i shkallës së dytë i departamentit ligjor, nxjerr vendim si në vijim: Aprovohet si e bazuar ankesa e z.Shaqir Totaj-kryetar i PDK-së dega në Prizren, si dhe anulohet aktvendimi i datës 5 korrik 2019, për pezullimin e lejes nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor.
Me këtë vendim Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e nxjerr Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të komunës së Prizrenit si organ jo serioz, ku në rastin konkret të paktën për qështje morale, do duhej të jepte dorëheqje drejtori komunal i DUPH-së, për këtë veprim skandaloz rreth pezullimit të lejes, vetëm 24 orë pas lejes për renovim të zyreve të PDKsë.
Gjithashtu më skandaloze këtë veprim e vërteton edhe kryetari i komunës së Prizrenit, amateri politik Myta, i cili theksoi se pasi është lëshuar leja për renovim, nuk janë plotësuar të gjitha specifikacionet, ndërsa në vendimin e MMPH-së deklarohet e kundërta, duke na dhënë të drejt renovimi në objektin e PDK-së dega në Prizren dhe duke e shpallë vendimin për pezullim të lejes si të pa ligjshëm.
Pas kësaj situate të krijuar ky pushtet dhe ky koalicion, duhet që sa më shpejt të lëshoj rrugë për zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse dita e ditës po e dëshmojnë jo-profesionalizmin sesi qeveriset me pushtetin lokal, sepse këta amatera politik me veprime të tilla po abuzojnë me pozitat e tyre, dhe në fund më së keqi po e pëson qytetari i Prizrenit, me veprime të tilla prej adoleshentësh, duke e degraduar skajshmërisht funksionimin normal, nga keq-qeverisja e koalicionit jo-parimor”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/