25-04-2024

PDK në Prizren: Dyshime për tejkalime mbi katin ku jeton drejtori Levent Kasemi (foto)

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar ndaj, siç ka thënë vazhdimit të degradimit urban në Prizren, për shkak të disa mermetimeve në banesat e vjetra, që ndodhen afër qendrës tregtare “Qylhan”.

Në komunikatën e shoqëruar edhe me disa foto, ky subjekt i quan këto manovrime skandaloze të drejtorit Kasemi, në kohë pandemie për degradim urban.

Komunikata e degës së PDK-së:

“Vazhdon degradimi urban në Prizren!

Komuna e Prizrenit këto ditë, paska filluar me rregullimin dhe meremetimin e disa banesave brenda qytetit. Këto punime po bëhen për gjoja rregullimin e pullazeve, mirëpo ajo çka bie në sy, është dyshimi për mashtrim që po i bëhet qytetarëve, sepse ato banesa po rregullohen vetëm në mënyrë selektive dhe jo për të gjitha banesat për rreth.

Çka është më e keqja te këto punime, me para të taksapaguesve të qytetarëve të Prizrenit, dyshohet se po favorizohen zyrtarët komunalë, në këtë rast, Drejtori i Shërbimeve Publike z.Levent Kasemi, i cili përveç tjerash, në bazë të informatave nga tereni dhe të gjendjes reale të saj, po vërehet por edhe ka dyshime, për tejkalim të punimeve, mbi katin ku jeton drejtori Kasemi.

Krejt këto manevrime dhe veprime skandaloze, po ndodhin në këtë kohë jo të zakonshme, kur po manipulohet me këtë vakum, në kohë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19, sepse po kamuflohet situata reale për gjoja meremetim, e në fakt, po bëhen punime selektive dhe tejkalime, duke sjellur një situatë të re dhe të paprecedant, ku drejtori i Shërbimeve Publike z.Levent Kasemi, në vend se të jetë shembull për respektim të ligjit, ai vet po dyshohet për shkelje të ligjit, duke bërë tejkalim dhe duke degraduar pjesën urbane në komunën e Prizrenit.

Të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, aq më shumë, në respektim të ligjit si shembull, duhet të jenë zyrtarët publik komunal, në këtë rast edhe vet drejtori Kasemi.

Andaj, edhe në këtë rast të paprecedant, duhet që Prokuroria e Shtetit, të filloj hetimet për këto punime të dyshuara për tejkalim, si dhe për të shikuar se, apo respektohen apo jo rregullat dhe ligjet aktuale, ndërsa inspektorati i komunës, duhet të reagoj dhe menjëherë të ndërpriten këto punime, nëse ka devijim, tejkalim dhe degradim urban, gjatë këtyre punimeve”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.