22-11-2024

PDK në Prizren: Ende s’kemi listë përfundimtare për deputetë

Dega e PDK-së në Prizren, ka njoftuar se përkundër disa informacioneve dhe lakimit në disa media ende nuk është vendosur për emrat e kandidatëve për deputetë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Janë nxjerrë në mënyrë në paautorizuar në publik disa nga emrat e përmendur si kandidatë potencial për deputetë, kurse akoma asgjë nuk është as e propozuar formalisht e lëre më të jetë konfirmuar”, ka shkruar kreu i degës, Shaqir Totaj.

Sipas tij, PDK është duke analizuar rrethanat dhe disa emra konkretë dhe se për listën përfundimtare do të vendoset së shpejti.

Asnjë koment

Comments are closed.