24-11-2024

PDK në Prizren: Qeverisja aktuale, kampion me drejtorë dhe shumë zyrtarë me aktakuza

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit ku Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Inspektorateve në Prizren dhe 5 zyrtarëve komunalë të komunës së Prizrenit.

Më tutje PDK në Prizren kërkon shkarkimin e drejtorëve dhe zyrtarëve me aktakuza në komunën e Prizrenit, e gjithashtu kërkon edhe dorëheqjen e kryetarit të komunës së Prizrenit.

Reagimi i plotë:

Rasti i sotëm, i ngritjes së aktakauzës ndaj Drejtorit të Inspektorateve z.Islam Thaqit dhe 5 zyrtarëve tjerë, tregon edhe një herë më së miri, katandisjen e kësaj qeverisje, të inkriminuar në nepotizëm, në krim dhe në korrupsion.

Tashmë edhe zyrtarisht janë 4 drejtorë me aktakuza, ndërsa 2 drejtorë madje janë edhe të dënuar. Rrjedhimisht i bie se gati gjysma e ekzekutivit janë të akuzuar dhe 2 të dënuar.

Në bazë të shkrimeve të mëhershme në muajin gusht, të dokumentuara përmes fotove në vijim, patëm paralajmëruar se edhe ndaj Drejtorit të Inspektorateve z.Islam Thaqit, patën filluar hetimet, ndërsa sot është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 5 zyrtarëve tjerë, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në bazë të informatave nga tereni, pas një kallëzimi penal, Prokuroria Themelore në Prizren, shpejt pritet të ngrit aktakuzë edhe ndaj Drejtoreshës së Arsimit znj.Xhemile Thaçi-Vezgishi, rreth çështjes së shumë përfolur tashmë, për anulimin e konkursit në Drejtorinë e Arsimit.

Vetëvendosje pati premtuar qeverisje me duar të pastra. Ndërsa tani, ky term, nën udhëheqjen aktuale të Prizrenit, të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në këto 2 vite qeverisje, dëshmuan të kundërtën, ku ndaj shumë zyrtarëve të komunës dhe drejtorëve, filluan hetime, madje edhe u ngritën aktakuza për keqpërdorime të pozitave apo autoritet zyrtar, duke keqpërdorur dhe abuzuar me pozitat e tyre zyrtare.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, konform përgjegjësive të tija, duhet urgjentisht t’i shkarkoj zyrtarët dhe 4 drejtorët me aktakuza, në mënyrë që premtimet elektorale të Vetëvendosjes, për qeverisje me duar të pastra, mos të jenë vetëm premtime boshe. Ndërsa pas kallëzimit penal ndaj z.Haskukës, edhe vet Kryetari i Komunës së Prizrenit, është mirë ta shqyrtoj seriozisht mundësinë e dorëheqjes së tij, si akt moral./tvpz

 

Asnjë koment

Comments are closed.