26-11-2024

PDK në Prizren do të propozojë Sulltan Badallin, kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Në takimin e mbajtur në mes të kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj me Grupin e Kuvendarëve të partisë së tij në organin më të lartë legjislativ të komunës, është arritur marrëveshje që, Sulltan Badalli, të propozohet për kryesues të Kuvendit të Prizrenit në seancën e jashtëzakonshme e cila është thirrur për ditën e hënë nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, njofton koordinatori i zyres së këtij subjekti politik, Jeton Bytyçi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.